Politikë
Plarent Ndreca deputet në Kuvendin e Shqipërisë, zë vendin e Ahmetajt

Plarent Ndreca do të jetë deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Ai do të zërë vendine lenë bosh nga Arben Ahmetaj, i cili nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.
Ndreca e merr mandatin e deputetit, pasi Dallëndyshe Bici, të cilës i takonte sipas renditjes në listën e zgjedhjeve të vitit 2021, e refuzoi postin.
Ajo aktualisht është drejtuese e Kadastrës, teksa Ndreca kishte deklaruar se do ta pranonte mandatin e deputetit sapo të njoftohej. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




