E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Plarent Ndreca: Çdo kandidat do të donte emrin e tij në fletë votimi!

KQZ ka zbardhur propozimin e Ilirjan Celibashit për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas propozimit të kreut të KQZ, fleta e votimit e cila u paraqit sot në Komisionin Rregullator është me emra, dhe jo me numra.

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Plarent Ndreca, kandidat për deputet i PS-së u shpreh se lidhur me këtë çështje çdo kandidat do të donte emrin e tij në fletë votimi.

“Sigurisht, çdo kandidat do të donte emrin, sa më të dukshëm, por pikërisht se janë në konkurim dy të drejta, e drejta për tu zgjedhur dhe e drejta për të zgjedhur. Por, praktikisht vështirësohet kjo e dyta. Tirana përshembull është dyfishi i listës së Fierit dhe imagjino t’i japësh një votuesi të pakualifikuar atë fletë votimi dyfishe, e vështirëson në atë pikë, sa mund të rrezikohet e drejta për të zgjedhur.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë