Policia e Spanjës ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikun e kanabisit.

 

Mësohet se në pranga janë vënë 33 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë. Ata kishin mbjellë sipërfaqe të tëra me kanabis, teksa kultivonin rreth 1500 kilogramë drogë në vit, e më pa se trafikonin për në vendet e BE.

 

Organizata drejtohej nga shqiptarë, të cilët ishin ata që merrnin vendime për çdo gjë, ndërsa poshtë tyre ishin kolumbianë, italianë dhe gjerman.
Ata transformuan pyjet e Spanjës, duke prerë pemë e duke mbjellë kanabis në zona që mund të aksesoheshin vetëm me varkë.

 

Autoritet spanjolle e kanë cilësuar operacionin shumë të suksesshëm, duke ‘prerë’ një rrugë shumë të rëndësishme të trafikut të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *