E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Planifikuan grabitjen e karburantit, pranga 26 vjeçarit në kërkim bashkëpuntorët

Nje 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin mbrëmjen e së shtunës kishin planifikuar vjedhjen e një karburanti.

 

Sipas policisë i arrestuari është J.M. 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, ndërsa në kërkim janë Xh.M. 22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C. 21 vjeç, banues në Tiranë.

 

Reklamë

Informacionet nga uniformat blu të Durrësit bëjnë me dije në momentin e ndalimit 26 vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre celularë dhe një thikë që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

 

Ndërkohë vijon puna për kapjen e dy të rinjve të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë