Subscribe

Banoret e njësisë numër 5 dhe 7 ne kryeqytete janë njohur me planin urbanistik te Tiranës se Madhe. Por çfarë do te sjelle ky projekt për zonat e tyre dhe gjithë kryeqytetin. Erion Veliaj premtoi eliminim te mësimit me turne per nxënësit e Tiranës. Duke filluar nga ky vit, do te nise ndërtimi i 20 shkollave te reja, investim qe do te ndikoje ne uljen e mbingarkesës ne institucionet aktuale. Kryetari Velija prezantoi idenë e arkitektit italian për krijimin e pese unazave lëvizëse, ku dy prej tyre do te jene për transportin publik dhe këmbësoret. Po ashtu ,Tirana e 30 viteve te ardhshme, synohet te jete me e gjelbër dhe me infrastrukture me standarde. Erion Veliaj, tregoi edhe për idenë e autobusit elektrik, qe do te lidhe Tiranën me Rinasin. Plani urbanistik i Tiranës se Madhe, synon krijimin Tiranës me shume qendra. Zonat periferike te kryeqytetit, do te konceptohen si qytete me vete. Ndërsa synohet te nxitet investimi i biznesit ne këto zona, kundrejt taksave me te ulëta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *