Subscribe

Plani urbanistik i Tiranës se Madhe pas një jave, do te marre miratimin e Këshillit Kombëtar te Territorit.  Ky vendim do t’i hape rruge zhvillimit, ndërtimeve dhe ndryshimeve te projektuara nga Stefano Boeri, per kryeqytetin e 30 viteve te ardhshme. Gjate prezantimit te planit urbanistik te rinjve te Universiteteve, hartuesi i tij Boeri, deklaroi se ky projekt synon te ndryshoje cilësinë e jetës se banoreve, qe do te jetojnë ne metropolin shqiptar. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se miratimi i planit ishte një nga vendimet me te rëndësishme te këshillit bashkiak dhe se shpejti do te marre firmën e Këshillit Kombëtar te Territorit.

 

Plani urbanistik i Tiranës synon qe kryeqyteti pas 3 dekadash te ketë nje popullsi jo me shume se 1.6 milion banore, me infrastrukture, transport publik me standarde dhe gjelbërim te shtuar.

 

Me herët, Veliaj është takuar me kryetarin e Bashkisë se Firences, Dario Nardella, ku e ka njohur me projektet e mëdha qe po transformojnë Tiranën. Te dy kryebashkiaket kane zbritur ne sheshin “Skenderbej” ku kane mbjelle ne mënyrë simbolike peme.

 

Vetëm këtë muaj janë mbjelle rreth 5 mije peme, ka përfunduar projekti i pazarit te ri dhe se shpejti do te hapet një pjese e Bulevardit te Ri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *