Subscribe

Sigurimi i energjisë është kthyer në një shqetësim serioz, me çmimet e çmendura në bursa që kanë shkuar deri në 1000 euro për megavatorë.

 

Në këtë situatë, veç planit të masave që pritet të shpalosë në ditët në vijim qeveria, kërkohet edhe angazhimi i konsumatorëve familjarë për të kursyer në përditshmërinë e tyre.

 

LORENC GORDANI

 

KONSULENT ENERGJIE

 

“Një ndër aspektet që kanë bërë një ndryshim të madh në vendet e rajonit që kanë eksperimentuar, që kanë kaluar nga e njëjta fazë, ka të bëjë me vendosjen e disa matësave që tregojnë konsumin e energjisë. Një aspekt tjetër dytësor ka të bëjë me vetë njohjen e pajisjeve, duke parë sesa vat është konsumi i tyre. Këta elementë të thjeshtë kanë sjellë në gati 10% të kursimit të energjisë. Çdo konsumator që në momentin që blen një pajisje, duhet të interesohet po aq se cili do të jetë konsumi i asaj pajisjeje sepse është ndër kostot kryesore, jo vetëm blerja e pajisjes, por edhe konsumi që do të ketë. Në ditët e sotme po shkojmë tek heqja nga përdorimi i disa pajisjeve, si zëvendësimi me llamba led. Rinovimi i ndërtesave dhe pajisjeve që kanë ndërtesat përbën koston kryesore në buxhetin familjar. Mund të merren masa edhe për rinovimin e ndërtesave, izolimin e tyre për të ruajtur temperaturën si për dimër, ashtu edhe për verë, për të kërkuar më pak energji.”

 

Instalimi i paneleve diellore është një tjetër masë që sugjerohet nga ekspertët jo vetëm për familjet, por edhe për bizneset, nga të cilët pritet që po ashtu të japin ndihmë në përballimin e situatës.

 

LORENC GORDANI

 

KONSULENT ENERGJIE

 

“Bizneset duhet të fillojnë të ndryshojnë pak qasjen. Çmimet aktuale e imponojnë këtë gjë. Çdo biznes ka mundësinë që të shfrytëzojë hapësirat që ka për të prodhuar vetë energjinë që të mbrohet nga ndërprerja e energjisë, por edhe të kursejë në faturat e energjisë, duke sjellë një ndihmë në uljen e kërkesës për energji. Që kjo të arrihet, duhet të kemi një mbështetje apo vëmendje të veçantë që të dilet pak nga masat e përgjithshme dhe të vendosen instrumente konkretë që të zbatohen.”

 

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2022, prodhimi vendas i energjisë elektrike ishte 38% më pak se e njëjta periudhë e 2021. Kjo sipas ekspertëve paralajmëron jo vetëm dimrin e vështirë që na pret përpara, por nuk përjashton as mundësitë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *