E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Plani për COVID-19/ Tabaku: Qeveria do të paguajë 240 mln euro më shumë për PPP

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e konsideron planin ekonomik të qeverisë për COVID-19 të pamjaftueshëm.

 

Reklamë

Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se shqiptarët kërkojnë mesazhe që japin shpresë, ndërsa theksoi se qeveria është e vendosur në betejën për oligarkët. Sipas saj, plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 miliardë euro.

 

Reklamë

“Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevoje per mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”,  shkruan Tabaku.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë