Subscribe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha, nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë.

Kjo ishte nje prej deklaratave me te ashpra qe Ambasada Amerikane ka bere ndaj Partisë Demokratike, por çfarë refuzoi opozita qe u akuzuar nga Shtetet e Bashkuara per mungese fleksibiliteti? Vizion Plus ka mësuar se diplomatet u kane propozuar palëve një plan ku përfshihej nje formule te re për zgjedhjen e anëtareve ne institucionet e drejtësisë, çështje qe ka ndare mazhorancen e opozitën qe prej hartimit te draftit te ndryshimeve kushtetuese ne shtatorin e vitit te kaluar.

Ne nje situate ku mazhoranca këmbëngulte qe 5 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor e 5 anëtaret e Këshillit te Larte te Prokurorisë, qe zgjidhen nga Parlamenti te miratoheshin me 84 vota ndërkohe qe opozita kërkonte vendet e rezervuara; ndërkombëtaret iu kane kërkuar palëve te lëviznin nga llogoret politike, drejt një formule te re. Dhe kjo formule është zgjedhja e tyre me 94 vota, nje kërkese hershme e opozitës kjo. Pikërisht kjo formule është pranuar nga koalicioni qeverisës, por është kundërshtuar nga opozita dhe çoi ne dështimin e takimit Rama-Basha.

Edi Rama: Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në Komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi i shoqëruar me një plan disapikësh që u ofrua nga ekspertët europiane dhe amerikanë për të lehtësuar afrimin mes palëve. Ne e kishim pranuar 100 % këtë plan, ku përfshihej edhe shumica e cilësuar e 2/3-ve që është kërkuar papushim nga PD, pas leximit të parë të raportit të Komisionit të Venecias. Për habinë e shumëkujt ndoshta, por jo timen, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën dhe opozitën në përzgjedhjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor.

Pas këtij momenti, qeveria ka marre mbështetjen e ndërkombëtareve, per te miratuar draftin e reformës ne drejtësi ne Parlament e duket se ka siguruar edhe votat per këtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *