Me fishekzjarre, ceremoni spektakolare dhe me shpresën që viti 2024 të jetë vit paqes dhe prosperitet, planeti i thotë lamtumirë vitit të vjetër.

“Lamtumira” e parë në vitin 2023 ishte nga Auckland, Zelanda e Re ku u nisën fishekzjarre nga kulla e saj më e lartë, Sky Tower.

Australia mori stafetën për ndryshimin, me një festë mbresëlënëse fishekzjarrësh që mahniti të pranishmit.

Fishekzjarret u panë nga Ura mbresëlënëse e Harborit të Sydney dhe Teatri i Operas. Shfaqja e fishekzjarrëve zgjati 12 minuta.

Ora tregoi 12 mesnatë, 1.1.24, në pjesë të Azisë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe të Veriut. Pak më vonë ndryshimi u bë edhe në Hong Kong me muzikë dhe fishekzjarre nga Victoria Harbour.

Me ritmin e vitit të ri kanë “vallëzuar” edhe Bangkoku i Tajlandës, Hanoi i Vietnamit dhe Xhakarta e Indonezisë.

Ndryshimi u mirëprit më pas nga Bangladeshi dhe Nepali, si dhe nga India dhe Sri Lanka. Në një atmosferë krejtësisht ndryshe, pa fishekzjarre dhe ceremoni mbresëlënëse, në shenjë zie dhe mbështetje për popullin e Palestinës, Pakistani festoi ardhjen e vitit të ri.

Ndryshe nga Pakistani, Dubai e mirëpriti në mënyrë spektakolare 2024-ën, me fishekzjarre nga rrokaqiejt, Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë. Fishekzjarrë edhe në Azerbajxhan dhe Armeni.

Festimet në Armeni 

Festimet në Azerbajxhan

Festimet në Dubai 

Festa modeste në Pakistan 

Festimet në Sri Lanka 

Festimet në Delhi 

Festimet në Hong Kong

Festimet në Sidnei

Festimet në Zelandën e Re 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *