E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Planet për fundjavën, moti për këtë të shtunë 3 nëntor 2018

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm duke bërë qe pjesa më e madhe e Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në zonat Veriore.

 

Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore por vranësirat bëhen të dukshme në veri-verilindje duke rrezikuar shira të izoluar në këto rajone. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat e mëngjesit.

 

Por pritet rënie e lehtë e temperaturave në orët e mesditës duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 27- 28°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë