Rreshjet e borës kanë krijuar një situatë të vështirë në zonën e Dardhës ku vetëm një natë më parë ka rënë rreth 40 cm borë, çka bën që sasia totale e saj të shkojë në më shumë se 1 m.

 

Rreshje të shumta janë rregjistruar edhe në Qafën e Qarrit dhe Voskopojë, çka ka bërë që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore të jenë gjatë 24 orëve në terren për të përballuar situatën.

 

Burime nga Sektori Rajonal Rrugor në Korçë bëjnë të ditur se në të gjitha akset nacionale është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme për të pastruar borën e kriposur rrugët.

 

Aktualisht qarkullimi kryhet normalisht në akset Kapshticë – Qafë Thanë, Korçë – Ersekë, Korçë – Voskopojë, si dhe Korçë – Gorricë, ndërsa në aksin Korçë Dardhë për shkak të prezencës së madhe të borës është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

 

Në të gjithë qarkun e Korçës operojnë 27 mjete borëpastruese dhe rreth 60 mjete ndihmëse me të cilat kryhet mirëmbajtja dimërore në rreth 350 km akse rrugore nacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *