E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Plane për të udhëtuar drejt Italisë? Zbuloni sa ditë karantinë duhet të bëni

Italia ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID për Shqipërinë dhe Kosovën, duke u bazuar në rekomandimin e Bashkimit Evropian, që i konsideron shtete me rrezikshmëri të ulët për shpërndarjen e koronavirusit.

 

Në draftin e publikuar nga mediat italiane, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka firmosur urdhrin që shqiptarët të bëjnë karantinë vetëm pesë ditë dhe jo dhjetë sa ishte në fuqi.

 

Reklamë

Ata do të mund të dalin vetëm nëse kur të ribëjnë testin do të rezultojnë sërish jo të infektuar nga virusi.

 

Gjithashtu, udhëtarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ose tampon, që duhet të jetë kryer brenda 72 orëve të fundit dhe duhet të ketë rezulutar negativ.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë