E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Plan restaurimi për Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq

Kisha e Shën Mëhillit në Vithkuq Monument Kulture është përfshirë  në projektet e Drejtorisë Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare për restaurim.

Në këtë objekt kulti që i përket shekullit të 17-të ka nisur të kryhet  dokumentimi grafik dhe fotografik i portës hyrëse të kesaj Kishe dhe jo vetëm.Kjo bëhet për të realizuar projektin e ndërhyrjes dhe mirëmbajtjes sistematike nga DRTK Korçë.

Vithkuqi njihet edhe si fshati me më shumë kisha në zonën e Korçës fshat që  trë shekuj më parë ka pasur 24 Kisha e Manastire po aq sa ka pasur dhe Voskopoja në të njëjten perjudh.

Pikërisht në këto dy fshatra janë kryer ndërhyrjet më të shpeshta restauruese për të mirëmbajtur e ruajtjur keto vlera të rradha të trashëgimisë kulturore dhe historike në krejt vendin.

Reklamë

Një pjesë e konsiderueshme e objekteve të kultit në Vithkuq dhe Voskopojë nuk egzistojnë më, prandaj vëmendja dhe investimet janë përqëndruar te kishat e mbetura.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë