E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plan për të vrarë Prokurorë e shefa policie/ Arrestohen “rivalët” e Vuçiç në Malin e Zi

Arrestime te shumta në Malin e Zi të personave që dyshoheshin se kishin në plan të vrisnin disa zyrtarë publikë.

Sipas mediave vendase, urdhëri i arrestit është dhënë nga Zyra e Prokurorit Special të Shtetit.

Sipas gazetës “Vijesti” personat e arrestuar janë pjesë e një grupi të afërt me klanin Skaljar, që u vu nën akuzë para disa ditësh nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, si përgjegjës për disa vrasje.

Milan Brajovic nga Danilovgradi, Zoarn Perovic dhe Dusan Boljevic nga Podgorica, Nino Korac nga Berane, Aleksandar Roncevic dhe Stefan Micic nga Bari ndërkohë që është shpallur në kërkim intensiv një person me rezidencë në Kotorr.

Reklamë

Dy anëtarë të bandës, Stefan Djukic dhe Emil Tuzovic ndodhen në një burg ukrainas për tentativë vrasjeje.

Objektivi i grupit për momentin ishte gjyqtarja Biljana Uskokovic që aktualisht drejton një hetim kundër Stefan Djukic, nën akuzë për vrasje dhe tentativë vrasjeje, ndërkohë që shënjestra të tjera mendohet se kanë qenë Shefi i Prokurorisë Speciale, Milivoje Katnic, Prokurori Sasa Cadjenovic, ish-ndihmës drejtori i Policisë, Zoran Lazovic, djali i tij Petar që punon në Shërbimin Sekret .

Vazhdo të lexosh

Reklamë