E hënë, 14 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Plakat” kthejnë dimrin

Nxirrni serish xhupat nga garderoba pasi dimri ose “plakat” siç njihen këtë periudhe nga folklori, ende nuk kane ikur! Edhe pse ndodhemi ne mes te pranverës, kjo jave do te shënoje temperatura tipike dimërore. E premtja e 21 prillit parashikohet te jete dita me e ftohte e pranverës. Temperaturat do te zbresin 8 grade, ndërsa ne zonat malore rikthen reshjet e dëborës dhe ngricat.

 

Për sinoptikanet, kjo situate nuk është normale per stinën ku ndodhemi. Deri ne fundjave i gjithë territori i vendit, do te jete nen ndikimin e masave te ftohta qe vijnë nga veriu i Europes. Ne fillim te javës pritet nje përmirësim i motit dhe rritje graduale e temperaturave

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video