E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosje në burgun e Vaqarit

Një i paraburgosur në burgun e Vaqarrit ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me arme zjarri nga jashtë burgut disa herë nga një distancë e largët. Lili Dulaj 40 vjeç nga Prizreni është plagosur në këmbë nga një person i paidentifikuar, në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit. Sipas uniformave blu Lili Dulaj, është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policisë kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri. Hetuesit dyshojnë se ai mund te jete qëlluar nga nje arme snajper.

Vazhdo të lexosh

Reklamë