Vendi
Plagosje me thikë në Shkodër

Ilustrim · Vizion Plus
Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Shkodër, pranë ish-degës së Brendshme.
Një shtetas rreth moshës 40-45 vjeç është goditur me mjet të ftohtë, dyshohet thikë.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
/vizionplus.tv




