Kronikë
Plagosje me thikë në Durrës

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur orës 21:00, në lagjen nr. 12 njoftoi policia.
”Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet më tej në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




