Vendi
Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit këtë të martë pasi plagosi një person me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.12, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi M.P., 19 vjeç, banues në Durrës.
Reklamë
Sipas policisë 19 vjeçari ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin Q.Xh., 59 vjeç banues po në Durrës.
19 vjeçari u arrestua nga policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë pak minuta pasi ndodhi ngjarja.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




