E enjte, 1 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në afërsi të burgut të Peqinit, plagoset polici (Emri)

Punonjësi i policisë së burgut të Peqinit ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të marte. Idajet Paja, 41 vjeç dyshohet se është kapur nga një plumb qorr.

Ai është lënduar lehtë dhe pas ndihmës së parë mjekësore ndodhet në burgun ku punon, e po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Reklamë

Dyshohet se ai ka qenë në brendësi të burgut kur ka ndodhur ngjarja dhe se të shtënat kane ardhur nga jashtë murit te institucionit të dënimit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë