E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosje e rëndë dhe grabitje, arrestohen dy persona në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për vjedhje dhe plagosje të rëndë me dashje.

 

Sipas bluve të korçës 66-vjeçari Kastriot Hoxhalli, pasi ka plagosur një të ri, mbrëmjen e kaluar, pas një konflikti me të.

 

Reklamë

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Gjithashtu, është arrestuar edhe një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur dy banesa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë