Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , pas një pune intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht Tiranë, ku u plagos në dorë me armë zjarri shtetasi D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

 

Si rezultat i reagimit në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit I.A., 24 vjeç si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F.A.

 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se rreth orës 22:45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., I cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *