E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, arrestohet 30 vjeçarin për moskallëzim krimi

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim në kërkim autorin e dyshuar për plagosjen e 19 vjeçarit mbrëmjen e të mërkurës në Llakatund.

 

Reklamë

Në një njoftim, policia bën me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale D. T., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

 

Reklamë

Po ashtu, në prangat e policisë ka rënë një 30 vjeç i cili theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk kallëzoi ngjarjen.

 

Por edhe 19 vjeçari që mbeti i plagosur dhe një 40 vjeçar u proceduan penalisht për moskallëzim krimi.

 

Vlorë

 

Plagosi me armë zjarri në këmbë, 19-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

 

Vihet në pranga dhe një 30-vjeçar, i pranishëm në konflikt, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen. 

 

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, së bashkë me të dëmtuarin 19-vjeçar, pasi nuk kallëzuan krimin. 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të DVP Vlorë, pas veprimeve të para hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llakatund, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi S. I., falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit:

 

– D. T., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

 

Shtetasi D. T. dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri, shtetasin S. J., 19 vjeç, banues në Fier, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin, kanë qenë të pranishëm dhe 2 shtetas të tjerë, K. M. dhe P. K. 

 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë, pasi ka thyer masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin.

 

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes. 

 

Vijon puna për kapjen dhe venien përapara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

 

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të metëjshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë