E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja në Tiranë, reagon policia: Autori u shoqërua në komisariat

Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me plagosjen në Tiranë. Në një njoftim bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 60-vjeçari Agron Doçi.

Ndërkohë, autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Reklamë

“Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë