E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, dalin sot para gjykatës babë e bir, masë sigurie edhe për vëllain e të plagosurit

Babë e bir, të arrestuar për plagosjen me thikë të 32-vjeçarit Vildan Kepëca në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, kanë mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Shkodrës, ku do të njihen me masën e sigurisë.

Para gjykatës kanë dalë 18-vjeçari Arvin Fregjaj, i dyshuar si autor i plagosjes, si dhe Agron Mehmeti, 41 vjeç, i arrestuar për bashkëpunim në ngjarje.

Reklamë

Po sot pritet të njihet me masën e sigurisë edhe Arben Kepëca, 41 vjeç, vëllai i të plagosurit, i cili u arrestua pasi, sipas policisë, u nis i armatosur me një pistoletë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Ngjarja ndodhi më 16 korrik brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës, ku pas një konflikti Arvin Fregjaj dyshohet se goditi me mjet prerës Vildan Kepëcën. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku mori ndihmën mjekësore.

Sipas policisë, pas ngjarjes u arrestuan Arvin Fregjaj dhe Agron Mehmeti. Ndërkohë, shërbimet e policisë ndërhynë edhe ndaj Arben Kepëcës, pasi morën informacion se ai ishte nisur me një armë zjarri për t’u hakmarrë. Gjatë ndërhyrjes, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën, e cila u sekuestrua bashkë me municionin në cilësinë e provës materiale.

Seanca në Gjykatën e Shkodrës pritet të përcaktojë masat e sigurisë për tre të arrestuarit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë