Policia e Lezhës ka dalë me një reagim, sa i takon plagosjes në fshatin Gjormë të Kurbinit.

 

Autori është Met Lika dhe i plagosur ka mbetur Rasim Tafa.

 

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për një lopë. Autori është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

“Kurbin / Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

 

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *