Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në fshatin Zgërdheq të Krujës.

 

Paraprakisht mësohet se i plagosur nga mbetur Luan Hushi 55  vjeç i cili ka marrë një plumb në bark  dhe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore.

 

Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit, dhe sipas një banori sherri ka nisur për pyllin.

 

Autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale K.Q

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit mes dy personave, që degradoi deri në përdorimin e armës si dhe kapjen e autorit.

 

“Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *