Subscribe

Një 31-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjene e të shtunës pas një konflikti të çastit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

 

Mësohet se Ilir Shkurti është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, policia e Tiranës arrestoi dy nga autoret e dyshuar. Kridens Meçollari, 38 vjeç, i cili mendohet se e qëlloi Shkurtin, ndërsa këtë mëngjes është arrestuar dhe shoku i tij, Renis Selimaj, 35 vjeç për moskallëzim i krimit.

 

Nga ajo çfarë dyshohet, dy autorët dhe i plagosur kanë qënë shokë me njëri-tjetrin, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta që ende nuk dihet.

 

Policia ka bllokuar mjetin tip “Benz”, i cili  u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *