E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja në Dimal/ Sherri mes dy kushërinjve nisi për bagëtitë

Një sherr banal ka nisur pasditen e së premtes mes dy kushërinjve në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal. Mësohet se konflikti mes dy djemve të xhaxhait ka nisur për bagëtitë.

47-vjeçari Tomorr Caka i ka kërkuar llogari djalit të xhaxhait se përse i linte bagëtitë të kullosnin në tokat e tij. Sherri më pas ka degjeneruar më pas në përleshje fizike mes të dyve.

Në këto momente, 47-vjeçari Tomorr Caka ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë 61-vjeçarin Qazim Caka, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë arrestuar 47-vjeçarin Tomorr Caka.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se 61-vjeçari Qazim Caka është goditur disa herë me thikë, pas një sherri banal, dhe se ai është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin Rajonal të Beratit.

Reklamë

47-vjeçari ka mbërritur me plagë të rënda në spital dhe menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Të njëjtat burime konfirmojnë se aktualisht pacienti ndodhet në terapi intensive, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e saj, ekspertët e policisë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë