E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja me thikë në Korçë, dyshohet se konflikti nisi për shitjen e një mjeti! 40-vjeçari tre plagë në bark

Policia e Korçës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Bulevard “Republika”.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Deni Meçolli, 39 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre herë në pjesën e  barkut shtetasin Ergyst Shtylla 40 vjeç.

Reklamë

Shylla para hetuesve nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me motivin e ngjarjes, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku mëson se konflikti ka nisur për shitjen e një mjeti. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e Meçollit, ndërkohë që i plagosuri pas përmirësimit do të japë edhe një dëshmi tjetër lidhur me konfliktin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë