Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në këtë qytet, ku për motive të dobëta u plagos me armë zjarri një 48-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikuan dhe shpallën në kërkim si autor të dyshuar të krimit shtetasin J.H., 28 vjeç.

 

Sipas policisë 28 vjeçari mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.6, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin I.H., 48 vjeç dyshohet se e ka plagosur këtë të fundit me armë zjarri.

 

48 vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes që e çuan 28 vjeçarin të qëllonte me armë në drejtim të 48 vjeçarit. Nga ana tjetër shërbimet e Policisë, po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *