Një person i dyshuar si autori i plagosjes së trefishtë në Elbasan është vënë në prangat e policisë.

 

Informacionet bëjnë me dije se i ndaluari është shtetasi Ilirjan Bezhani, një personat e përfshirë në plagosjen e trefishtë dy ditë më parë në një lokal në afërsi të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”.

 

Konflikti i dy ditëve më parë dyshohet se është shkaktuar për shkak të borxheve. Si pasojë mbetën të plagosur me armë zjarri Mihal Kocashi e Astrit Cërriku ndërsa Fezi Ago mori plagë të lehta në sy si pasojë e goditjes me qytën e armës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *