I akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e tre të rinjve, 33-vjeçari shqiptar, ka dhënë versionin e tij para hetuesve këtë të mërkurë. Ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se miku i tij ishte i armatosur dhe kishte në plan të qëllonte me armë zjarri.

Ai kërkoi falje për ngjarjen e ndodhur Gazi në orët e para të së shtunës së kaluar, por megjithatë u la në burg.

33-vjeçari gjatë deklaratës së tij tha se ka mbetur i tronditur nga sulmi gjakftohtë i mikut të tij ndaj grupit të të rinjve. Sipas tij, ky i fundit ishte i dehur.

Lidhur me veprimet e tij, i riu shqiptar dëshmoi se ai vetëm kishte goditur me grusht një person që e pështyu, por asgjë më shumë.

 “E humba, hipa në makinë dhe u largova. Kur shkova në shtëpi mora në telefon avokatin tim”, dyshohet se ka pohuar 33-vjeçari gjatë hetimeve paraprake.

Nardi Idrizi, autori i tre plagosjeve është ende në kërkim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *