E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Plagosja e të riut në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

Menjëherë pas plagosjes me armë zjarri në Tiranë dy ditë më parë autori i dyshuar Franci Canaj është nisur drejt banesës së tij.

Në këto pamje shihet 32-vjeçari që lë makinën e tij taksi dhe më pas largohet me një mjet tjetër të parkuar në garazhin e banesës.

Për hetuesit këto veprime ai i ka kryer në mënyrë që të humbë gjurmët dhe të arratiset.

Veprimet i riu i kreu fill pas konfliktit që kishte me Gerlad Hoxhën. Sipas policisë Franci Canaj u konfliktua me Hoxhën për një vend parkimi dhe konflikti degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Reklamë

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 prillit pranë urgjencës së re të QSUT-së. 29-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në 2016 Franci Canaj ka qenë më parë i arrestuar në Itali, ku akuzohej për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë