E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosja e të miturit në Delvinë, protestojnë nxënësit e shkollës së mesme: Ndihemi të pasigurt

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar këtë të premte para komisariatit të policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollë. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull.

Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është de noncuar disa herë më parë në drejtori por nuk janë marrë masa konkrete për ta parandaluar. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë.

Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas situata ka agravuar pasi nxënësit janë larguar nga aty. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor.

Ata kërkojnë që institucionet të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa për të garantuar sigurinë e nxënësve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë