Subscribe

Një 17 vjeçar serb u plagos me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

 

Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre. 17-vjeçari ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë. Por plagosja te riut ka shkaktuar reagimi e Beogradit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka konsideruar hapjen e urës së Ibrit një hap te rrezikshëm.

 

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit, pasi dëshira e shqiptarëve është veriu i Kosovës dhe rruga e ‘Mbretit Peter’ në Mitrovicë. Populli serb është i ashpër dhe i fortë, megjithëse është e vështirë të mbijetosh në këto komuna. 

 

 

Menjëherë pas deklaratës së kreut të shtetit serb ka reaguar Kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Përmes një postimi në Facebook ai ka quajtur deklaratën e Vuçiç si tendencë për destabilizim të rajonit.

 

 

KADRI VESELI

 

KRYETAR I PDK-së

 

Loja që Alekandar Vuçiç po luan për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të bashkëqytetarëve tanë serbë të Kosovës. Deklarata e tij ka për synim cenimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal. Prandaj, i bëj thirrje Beogradit, që të heqë dorë nga provokimet dhe të lërë bashkëqytetarët tanë serbë rehat të lirë.

 

Veseli theksoi se shqiptarët dhe serbët nuk kanë probleme në komunat ku jeton shumica e komunitetit serb në Kosovë. Problemet sipas tij ekzistojnë vetëm aty ku Serbia ka interes të shkaktojë konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *