Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj tre të arrestuarve për përplasjen e disa ditëve më parë në ish parkun e autobuzëve.

Bëhet me dije se gjykata ka lënë në burg dy të arrestuarit Daniel Manushi dhe Farjon Palushi ndaj të cilëve rëndon akuza e “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.

Ndërsa për të plagosurin Aleksandër Nikolla i arrestuar për moskallëzim krimi, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje”.

Pas ngjarjes dy autorët e dyshuar u fshehën në një banesë ne kryeqytet, e pas lokalizimit policia bëri të mundur arrestimin e tyre në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *