E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja e çiftit në Kavajë, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Policia e Kavajës ka gjetur pasditen e kësaj të premte armën e zjarrit me të cilën autori 56-vjeçar Shpëtim Osmani plagosi dy komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami Disha dhe Nadire Disha.

Sipas njoftimit zyrtar, arma u gjet e fshehur në një mur.

 “Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën  të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas  dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë