Zbardhet plagosja e rëndë në Kombinat ku u qëllua me armë zjarri Murteza Lika.
Mësohet se Lika është plagosur nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Lutfy Gjyli. Bëhet me dije se autori është arrestuar, ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njoftoi më herët policia.