E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja e 38 vjeçarit në Sauk, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e një 38 vjeçari mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sauk në Tiranë.

 

Sipas informacionit bëhet me dije se 38-vjeçari Santi Xhaferi kishte dëmtime në kokë dhe në këmbët. Paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri, por nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet  janë shkaktuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri.

 

Reklamë

I plagosuri është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

 

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë