E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Plagosja e 35 vjeçares në Shkodër/ Arrestohet njeri nga autorët

Arrestohet një nga personat e përfshirë në konfliktin me armë mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Shkodrës.

Nuk është dhene ende identiteti I të arrestuarit.

Dy grupe u përfshinë në një konflikt me armë në pedonalen e Shkodrës të mërkurën në orën 22:40. Bëhet fjalë për konflikte të vjetra, thanë burime për Vizion Plus.

Nga të shtënat me armë është plagosur një vajze 35 vjece, Liljana Jeremija e cila ishte kalimtare në pedonale.

Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë video

Reklamë