Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë, për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, Vladimir Gjuta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Mirvete Gjuta, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i
krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Gjykata, me vendimin e saj, të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka
dëgjuar palët e pranishme në seancë, prokurorin i cili në konkluzione përfundimtare kërkoi:
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Erisjaldo Gjuta dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Vladimir Gjuta dhe caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.”
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Mirvete Gjuta dhe caktimin ndaj e masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët, Gjykata, në përfundim gjykimit,
V E N D O S I:
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Erisjaldo Gjuta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”.
-Caktimin ndaj personit nën hetim Erisjaldo Gjuta të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Vladimir Gjuta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
-Caktimin ndaj personit nën hetim Vladimir Gjuta të masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
-Urdhërohet personi nën hetim Vladimir Gjuta të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çdo të hënë, ora 10:30.
-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Vladimir Gjuta, nëse në ngarkim të tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë.
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Mirvete Gjuta, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
-Caktimin ndaj personit nën hetim Mirvete Gjuta të masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
-Urdhërohet personi nën hetim Mirvete Gjuta, të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë, të çdo muaji, ora 10:00.
-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Mirvete Gjuta, nëse në ngarkim të saj nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
Më 15 shkurt, 18-vjeçarja Natalia Murtati u vetëplagos me armë zjarri në gjoks. Ngjarja ndodhi te hotel “Gjuta” në Sauk.
Lidhur me ngjarjen policia arrestoi Vladimir Gjutën dhe Mircvete Gjutën dhe shpalli në kërkim Sajmir Gjutën, Erisjaldo Gjutën (i dashuri i 18-vjeçares, i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes) dhe Elvir Gjutë.
Të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, deklaruan se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t’u faturohej atyre autorësia.
Vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten.
Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.
Kur kanë hyrë te dhoma kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.
Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t’u vetëdëmtuar./vizionplus.tv





