Subscribe

Orges Xhelili,autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, u la në  qeli nga gjykata e Lushnjës.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa trupi gjykues pasi u njoh me qëndrimet e palëve vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 46-vjeçarin.

 

Ai akuzohet nga organi i akuzës për “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative në rrethana rënduese për më shumë se dy persona” . Vepër penale kjo që parashikon dënim deri në 25 vite burg.

 

Por sipas avokatëve mbrojtës, ngjarja ndodhi për motive banale. Ata pretenduan se ishte kryebashkiaku ai që e sulmoi me stafin e bashkisë klientin e tyre dhe ky i fundit u kundërpërgjigj duke i qëlluar me mjet prerës.

 

Avokatët thanë se Xhelili e goditi kryebashkiakun Kokoneshi dhe shoferin e tij 45-vjeçar me biçak dhe jo thikë siç pretendon prokuroria.

 

Gjithë konflikti sipas perfaqesuesve ligjore të Xhelilit, erdhi si rrjedhojë e një dëshmie të dhënë nga i akuzuari në SPAK për një rast hetimi të tenderave publikë në bashkine e Divjakës.

 

 

KLODJAN RECI – AVOKAT

 

Është një ngjarje momenti. Ata e kanë goditur sepse dukshëm ka qenë i çarë në seancën e sotme.

 

Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarët e Orges Xhelilit. Babai i tij, u shpreh i biri, nuk ka pasur konflikte me kryebashkiakun.

 

 

ABAZ XHELILI – BABAI I AUTORIT

Nuk e kuptoj si ka ndodhur ngjarja.

 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 11 nëntorit, në ambientet e parkingut të bashkisë,

ku ish-punonjësi i këtij institucioni, 46-vjeçari Orges Xhelili, sulmoi me thikë kryebashkiakun Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, 45-vjeçarin Gazmir Bullari pas një debati që nisi fillimisht me fjalë.

 

Shkak për ngjarjen dyshohet se u bënë konfliktet e vazhdueshme mes kreut të bashkisë dhe autorit, të cilin para disa kohësh e kishte pushuar nga puna ku mbante pozicionin e specialistit të IT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *