Aleko Myrtollari, i cili  plagosi dy ditë më parë gruan e tij Manjola Myrtollari është dorëzuar në polici mbrëmjen e sotme.

 

Myrtollari ishte në arrati gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa policia kishte bërë disa kontrolle por që kishin rezultuar pa sukses.

 

Aleko Myrtollari, dy ditë më parë, teksa nxorri fëmijët nga banesa, plagosi bashkëshorten e tij me thikë e më pas u largua.

 

Ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që lajmëroi policinë për ngjarjen e rëndë.

 

Manjola Myrtollari pas ndihmës që mori në spitalin e Korçës u nis drejt Traumës ditën e sotme me avion, pasi gjendja e saj u përkeqësua.

 

Korçë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 04.06.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, ku shtetasi A. M., 46 vjeç, në banesë, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, kanë vijuar kontrollet e pandërprera me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.

 

Si rezultat i presionit të Policisë, rrethimit të zonës dhe pamundësisë së ikjes së tij, mbrëmjen e sotme, shtetasi A. M., është vetëdorëzuar në Polici.

 

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, bënë ndalimin e 46-vjeçarit, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *