Një plagosje me thikë është regjistruar në Pogradec, ku autor është një 49-vjeçar, tanimë i arrestuar.

Policia njofton se 49-vjeçari është një person me precedent të hershëm penal.

Ai është konfliktuar me fiqnjin e tij, të cilin edhe e ka plagosur.

“Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin O. V., 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë). 37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rezikut për jetën.”, njofton policia. 

49-vjeçari ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *