Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34-vjeçari i cili ka plagosur një person.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ndërsa shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

 

34-vjeçari pas konfliktit me fjalë ka plagosur me thikë një 64-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

 

I riu do të gjykohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *