E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet autori

Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 04.07.2019, ku mbeti I plagosur me thikë shtetasi I.P.

 

Policia bën me dihe se pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe hetimeve të kryera ka arrestuar shtetasin A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

 

Reklamë

Kapja dhe ndalimi i tij, sipas policisë, u bë pasi është autor i dyshuar i ngjarjes në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) 19 vjeçari I.P., pas një konflikti për motive të dobëta.

 

20 vjeçari I arrestuar akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” e “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë