E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosi me kaçavidë 23 vjeçarin/ Arrestohet i riu në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar 19 vjeçarin me iniciale E.B, pasi mbrëmjen e djshme pas një debate për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë 23 vjeçarin A.D.

 

Ky I fundit, sipas bluve, ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Reklamë

DVP Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka goditur me send të fortë (kaçavidë) shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë