E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Autori i plasosjes më armë zjarri në Shkodër është arrestuar nga policia.

I.G., 39 vjeç plagosi në këmbë 45-vjeçarinGenc Hoxha gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

Reklamë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. G., 39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë